Uji Dea

100 shtëpi në Luginë, e para mbulohet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Aksioni i ndërmarrë nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) me seli në Zvicër, për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë po jep rezultatet e para.

Në fshatin Raincë të komunës së Preshevës tashmë i është vënë kulmi shtëpisë së parë, ndërsa në kuadër të këtij aksioni edhe dy shtëpi të tjera kanë filluar të ndërtohen, ajo në Norçë të Preshevës dhe në Tërnoc të Bujanocit, raporton Titulli.

Shtëpia e mbuluar në Raincë është e familjes gjashtë anëtarëshe të Florim Salihut.

KKVITI

FHKL deri në këtë moment ka mbledhur mjete për ndërtimin e 30 shtëpive, 15 në komunë të Preshevës, 13 në atë të Bujanocit si dhe 2 në komunë të Medvegjës, mjete të cilat janë dhënë nga humanistë shqiptar nga Diaspora, Lugina e Kosova.

Udhëheqësia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore me qëllim vazhdimin e ndihmesës së qytetarëve shqiptar të këtyre trevave, gjatë javës së kaluar ka qëndruar edhe në Mynih (München) të Gjermanisë, ku është takuar me bashkatdhetarët dhe ka shpalosur aksionin e ndërmarrë për ndërtimin 100 shtëpive në Luginë.

Në këtë takim është marrë edhe iniciativa për formimin e Këshillit nga Fondi i cili do të angazhohej për të ndihmuar në aksionin bamirës./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.