100 euro gjobë për qytetarin që hedhi mbeturina në hapësirat publike

Kamenicë – Inspektorati Komunal në Kamenicë në kuadër të Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjencë njofton se ka dënuar një person i cili ka bërë shkelje, duke hudhur mbeturina në hapësirë publike.
Personi në fjalë është dënuar me gjobë prej 100 Euro pasi që kishte hudhur mbeturina të ngurta në hapësirën publike/natyrë në Kikë, dhe banorët aty janë ankuar për këtë.
Inspektorati Komunal u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos hudhin mbeturina në vendet ku nuk janë adekuate, kjo pasi që do të gjobiten për këto shkelje.
Ndër të tjera Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjencë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë për një ambient të gjelbër dhe të pastër./rajonipress/