10 yjet e Hollywoodit

/ 3 minuta lexim

Fama, faqet e para të gazetave e revistave, pagat e tyre apo fitimet e filmave ku janë protagonistë. Kush është gjëja më e rëndësishme? Faqja e internetit vulture.com ka grumbulluar të gjitha detajet që të shndërrojnë në një yll Hollywoodi dhe rendit aktorët më të vlerësuar në kinematografinë botërore.

1. Robert Downey Jr.

Personazhi i Iron Man i riktheu besueshmërinë aktorit Robert Downey Jr. pas shumë vite problemesh me alkoolin. Tani është aktori më i vlerësuar në Hollivud. Për pjesëmarrjen në filmin ‘The Avengers’ (ku interpreton superheroin Iron Man) mendohet se është paguar 50 milionë dollarë.

2. Will Smith

Ka qenë larg ekranit të madh për katër vite, por rikthimi i Will Smith në ‘Men in Black 3’ tregoi se mbetet një aktor shumë i pëlqyer. Ka fituar 2 nominime për Oscar në karrierë.

3. Johnny Depp

Edhe pse viti 2011 nuk ka qenë më i suksesshmi për Johnny Depp me filmat ‘The Dark Shadows’ dhe ‘The Rum Diary’, filmat me atë protagonist kanë grumbulluar 157 milionë dollarë.

4. Denzel Washington

Kur një studio ka ndërmend një projekt serioz, Denzel Washington është një nga aktorët e parë që i vjen ndërmend. Në moshën 57-vjeçare vazhdon të jetë shumë i kërkuar. Ka fituar 2 çmime Oscar.

5. Brad Pitt

Në fillim të karrierës Brad Pitt shihej vetëm si një aktor i bukur, por me rolin e vrasësit në filmin ‘Kalifornia’ tregoi që ishte i zoti edhe në interpretim. Ka 3 nominime për Oscar dhe filmi ‘Moneyball’ grumbulloi 164 milionë dollarë.

RCCOLA

6. Matt Damon

Komedi, triler, dramë, aksion… Matt Damon i ka provuar të gjitha zhanret dhe ka qenë përherë i suksesshëm.

7. Clint Eastwood

Në moshën 82-vjeçare Clint Eastwood është një legjendë e gjallë e Hollivudit. Skenarist, regjisor dhe aktor. Është një nga të paktët aktorë mbi 60 vjeç që publiku ka dëshirë ende t’i shohë në kinema. Ka fituar 4 çmime Oscar.

8. Angelina Jolie

Është një nga femrat më të bukura në Hollivud dhe më të kërkuara nga fotografët, por Angelina Jolie nuk është një yll kinemaje për këto “vogëlsira”. Gjatë gjithë karrierës i ka zgjedhur me kujdes rolet dhe në vitin 2011 debutoi edhe si regjisore.

9. Meryl Streep

Mban rekordin e nominimeve për Oscar me plot 14 dhe çmimin e ka fituar tre herë. 63-vjeçarja Meryl Streep pati shumë sukses me interpretimin e Margaret Thatcher në filmin ‘The Iron Lady’.

10. George Clooney

George Clooney qëndron sa më larg fotografëve dhe e mbron mirë jetën e tij private. Ka fituar një çmim Oscar në karrierë dhe bën një jetë të qetë në Toskanë të Italisë, aty ku përgatit shumicën e projekteve kinematografike.