UBT

10-vjeçari betohet në ushtrinë amerikane

/ 2 minuta lexim

Një 10-vjeçar i sëmurë me një kancer të pakurueshëm pa ëndrrën e jetës së tij të shkurtër të kurorëzohej këtë javë, duke u betuar dhe bërë pjesë e ushtrisë amerikane.
Khalil Quarles, nga Baltimora, ëndërronte që fëmijë që të shndërrohej një ditë një ushtar dhe në vitin 2011, ndonëse vetëm 9-vjeçar, ai kishte mbajtur radhë për të vendosur emrin e tij në listën e kandidatëve të ardhshëm.

Megjithatë, disa muaj më pas, organizmi i të miturit u sulmua nga një tumor malinj, i cili përhapi metastazat në mushkëri, duke bërë që mjekët t’i komunikonin prindërve se tashmë, mjekësia mund të bëjë fare pak për fëmijën e tyre, duke i zgjatur jeten, në rastin më të mirë, me vetëm disa muaj.

Të dëshpëruar, prindërit vendosën që t’i bënin si dhuratë të fundit djalit të tyre, atë që ai gjithmonë kishte dashur.

Mobi Casa

Pasi kontaktuan ushtrinë dhe i treguan historinë e tyre të veçantë, zyrtarët amerikane vendosën që të pranojnë jashtë procedurave 10-vjeçarin, i cili këtë javë bëri betimin përkrah rekrutëve të rinj, që hyjnë në ushtri me fuqi të plota.

Për të bërë edhe më të veçantë ditën e Khalil, atij iu dhurua një flamur, një medalje dhe iu dha mundësia që të fliste me një ushtar të vërtetë në Kuvajt, nëpërmjet një lidhje me videokonferencë./Indeksonline/