GRANDEMALL

10 vite të Ringjalljes – në shërbim të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për 10 vite të punës dhe aktivitetit Ringjallja në Gjilan ka luajtur një rol edukues, humanitar, social, arsimor e fetar tha Naim Bllaca.

Në prani të shumë mysafirëve vendor e ndërkombëtar në Hotelin “Kristal” është shënuar 10 vjetori i Kishës Protestante “Ringjallja”.

Naim Bllaca përgjegjës i “Ringjalljes” në Gjilan tha se për 10 vite të punës dhe aktivitetit Ringjallja ka luajtur një rol edukues, humanitar, social, arsimor e fetar. Sipas Bllacës në dyert e Ringjalljes kanë trokitur qindra raste sociale, e humane , ku janë ndihmuar e përkrahur.

Ajo që e bënë më të veçantë Ringjalljen sipas Bllacës është përkrahja e madhe që u është dhënë fushës së arsimit duke ndihmuar nxënës, student e profesor. “Për gjashtë vite rresht “Ringjallja” ka ndihmuar me kopjimin falas të materialeve për të gjithë studentët e profesorët. Arsimi është ndihmuar edhe me kurse të kompjuterëve, me afrimin e librarisë” etj.

ARKATANA

“Ringjallja” sipas Bllacës ka përkrahur kategori të ndryshme sociale nga i gjithë rajoni i Gjilanit kryesisht me veshmbathje, ushqime dhe mjete tjera. Këshillimet profesionale psikologjike për mosha të ndryshme ka qenë një tjetër projekt që ka ndihmuar njerëzit me dëmtime mendore.

Por Ringjallja ka aftësuar edhe shumë student duke i pajisur ata me njohuri profesionale të kurseve të gjuhës angleze. “Mësuesit e kursit kanë qenë nga SHBA dhe i gjithë procesi i kursit është i bazuar në baza pedagogjike dhe shkencore” tha Bllaca.

“Çdo qytetar që është ofruar në zyrat tona internetin e ka pasur falas si dhe librarinë e cila është e pajisur me literaturë moderne “shtoj Bllaca. Ai tha se Ringjallja do të vazhdojë të punojë, funksionojë dhe kryejë aktivitete edhe në të ardhmen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.