Fundamenti

10 rregulla për rënien nga pesha

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

1. Për të humbur 5 kg në vit mjafton të merrni 100 kalori më pak në ditë. Duke tentuar të merrni akoma më pak kalori në ditë, ulni nivelin e energjisë së disponueshme nga organizmi dhe rrisni ndjenjën e urisë duke u bërë kështu më të prekshëm ndaj ushqimeve të shpejta, të yndyrshme dhe me shumë kalori.

2. Mos eliminoni mëngjesin! Duhet të hani patjetër brenda dy orëve pas zgjimit

3. Hani më shumë mëngjes se sa mendoni se ju duhet! Kaloritë që mendoni të eliminoni, hiqini nga dreka dhe darka

4. Mos i lejoni vetes të ndiheni të uritur! Hani shpesh (çdo 4 orë), duke i ndarë vaktet në gjysmë

5. Konsumoni të paktën 3 lloje ushqimesh në çdo vakt nga këto kategori: bukë, cereale dhe drithëra; fruta dhe perime; bulmet pa yndyrë; mish pa dhjamë dhe peshk; fruta të thata.

Fundamenti

6. Synoni një rënie graduale të peshës! Ka gjasa shumë të mëdha që t’i rimerrni përsëri kilogramët nëse i humbisni shumë shpejt ato.

7. Kaloritë e lëngshme ju çojnë shpejt drejt rritjes në peshë. Minimizoni sa më shumë që të mundeni konsumin e pijeve freskuese, lëngjeve të frutave të gatshme, pijeve energjike dhe alkoolit!

8. Mundohuni të shtoni produktet e freskëta në dietën tuaj dhe të shmangni produktet e përpunuara. Produktet e përpunuara në përgjithësi kanë më pak fibra dhe më shumë kalori për njësi.

9. Nëse s’i shmangni dot ushqimet e shpejta, atëherë kini parasysh që të shmangni produktet e skuqura, ato kremoze dhe ato me salcë, sepse të tilla pjata do të jenë deri në majë me kalori

10. Shmangni konsumin e pijeve ose produkteve të tjera energjike gjatë stërvitjes! Në të kundërt, bilanci i kalorive të djegura nga stërvitja dhe i atyre të marra nga produktet energjike do të jetë në disfavorin tuaj!