Hidromorava

10 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, ka oferta nga Italia dhe Gjermania

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi mund të largohet nga Besiktasi gjatë afatit kalimtar të verës.

Siç raportohet nga mediat turke, për lojtarin shqiptar ka të interesuar disa klube nga Gjermania dhe Italia, shkruan Indeksonline

Një transferim i mundshëm i Muçit mund të kushtojë plotë 10 milionë euro.

Fundamenti

24-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje këtë sezon në Superligë, ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asiste.

Ai ka kontratë me Besiktasin deri në vitin 2027, por e ardhmja e tij është në pikpyetje të madhe./Indeksonline/