Uji Dea

10 kërkesat e deputetëve, Baraliu: Kushtetuesja urgjentisht ta publikojë vendimin

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

As tridhjetë përpjekje nuk kanë mjaftuar që partitë politike të arrijnë konstituimi e Kuvendit.

Kjo ka bërë që vendi të hyjë në krizë të thellë insticionale.

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, është shprehur i habitur me neglizhencën që po tregon Gjykata Kushtetuese, për të dhënë interpretimin e saj për kërkesën e deponuar nga 10 deputetë, rreth përpjekjes për votim të fshehtë në çështjen e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Sipas tij, në këtë krizë që është vendi, kushtetuesja është dashur urgjentisht të dal me një vendim.

Ai vlerëson se një vendim nga Kushtetuese do t’i lehtësonte punë partive për të vazhduar procedurat rreth konstituimit të Kuvendit, raporton IndeksOnline.

“Nuk di pse Gjykatës Kushtetuese po i duhet kaq shumë kohë që të marrë një vendim për një çështje teknike administrative. Gjykata ka përvojë profesionale dhe juridike dhe verdikti është dashur të publikohet deri tani pasi jemi në një krizë të madhe politike”, ka thënë Baraliu për ‘IndeksOnline’.

Sipas tij, nëse vazhdohet me moskonstituim të Kuvendit, atëherë dëmet për Kosovën do të jenë të pariparueshme.

Eco Higjiena

“Gjykata orë e çaste duhet të punojë për të dalë me një vendim sa më shpejtë, pasi situata është serioze”, ka thënë Baraliu.

Tutje Baraliu ju ka bërë thirrje parive politike që të punojnë ‘ditë e natë’ që arrijnë një marrëveshje politike për dalje nga kriza.

“Partitë politike duhet të bëjnë përpjekje maksimale që të arrihet një marrëveshje sa më parë, pasi kriza po e dëmton seriozisht shtetin”, ka thënë Baraliu.

Sipas tij, edhe presidentja Vjosa Osmani duhet të vazhdoj përpjekjet t’i bind palët që të arrijnë marrëveshje për dalje nga kjo krizë.

“Edhe presidentja Osmani është mirë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime për të gjitha çështjet duke përfshirë këtu edhe mangësitë që kanë dal nga verdikti i vitit 2014”, ka thënë Baraliu.

Kujtojmë që nesër në 11:00, deputetët do të mblidhen për herë të 31-të për të tentuar konstituimin e Kuvendit. Deri me tani nuk është parë ndonjë ndryshim i qëndrimeve të partive politike për të dalë nga kjo situatë, duke lënë të kuptohet se ngërçi politik do të vazhdojë. /IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.