Hidromorava

​BE në Kosovë: Mediat duhet të gëzojnë sigurinë dhe lirinë e palëkundur të shprehjes

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Për raportim të besueshëm dhe të baraspeshuar, si shtylla e katërt e demokracisë, mediat duhet të jenë të lira, pluraliste dhe profesionale dhe duhet të gëzojnë sigurinë dhe lirinë e palëkundur të shprehjes, tha sot ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ai ka thënë se çdo sulm ndaj gazetarëve, qoftë ai në internet, verbal apo fizik, është i turpshëm dhe duhet dënuar.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ai theksoi se Raporti i BE-së për Kosovën 2021 pranon se Kosova përfiton nga një mjedis mediatik pluralist dhe dinamik por që shqetësimet mbeten në lidhje me fushatat e njollosjes publike, kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve.

“Çdo sulm ndaj gazetarëve, qoftë ai në internet, verbal apo fizik, është i turpshëm dhe duhet dënuar”, tha Szunyog, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Ai u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të përmirësojnë reagimet ndaj sulmeve dhe formave të tjera të presionit ndaj mediave dhe përgëzoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për rolin e tij në mbrojtjen e gazetarëve dhe të lirisë së shprehjes.

FIDANISHTJA

Duke iu referuar fushatës së dezinformimit që buron nga agresioni rus kundër Ukrainës, ambasadori Szunyog theksoi nivelin e lartë të profesionalizmit të shumicës së mediave të Kosovës në raportimin për luftën në Ukrainë dhe përshëndeti gatishmërinë e Kosovës për të pritur gazetarë ukrainas në këto kohë të vështira, transmeton kp.

Ai theksoi me shqetësim se mungesa e vetë-qëndrueshmërisë financiare të mediave në Kosovë u përkeqësua edhe më tej nga pandemia COVID-19, duke e lënë atë të cenueshme ndaj interesave politike dhe afariste, ndërsa ende nuk është gjetur një zgjidhje e qëndrueshme për financimin e transmetuesit publik.

Ambasadori Szunyog përshëndeti miratimin e kohëve të fundit nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Ndihmë Juridike Falas i cili, për herë të parë, do t’u shërbejë edhe profesionistëve të mediave.

“Miratimi i Ligjit për Ndihmën Juridike Falas nga Kuvendi ishte një hap në drejtimin e duhur për të siguruar lirinë e mediave në Kosovë, dhe BE-ja nga ana e saj do të vazhdojë të financojë, mbështesë dhe të punojë në nismat që kontribuojnë në profesionalizimin e mëtejshëm dhe qëndrueshmërinë e mediave”, tha Szunyog.

Ndihma e vazhdueshme e BE-së për sektorin e mediave në Kosovë arrin në 2 milionë euro, ndërsa 13.5 milionë euro shtesë janë ndarë për të mbështetur lirinë e mediave në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës 2021-2023.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.