Mobi Casa

​Trajneri gjerman: Shaqiri është si Messi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-trajneri i Xherdan Shaqirit në Basel, Thorsten Fink, ka thënë se zvicerani me origjinë shqiptuar është i talentuar si ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dhe se nëse vazhdon të punoj shumë, ai mund të bëhet lojtari më i mirë i Liverpoolit.

Ylli i Liverpoolit ka arritur shumë në karrierën e tij si futbollist, qysh nga kur kishte triumfuar me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve. Ai kishte shijuar edhe disa sezone në Inter dhe në Stoke City, transmeton Gazeta Express.

Ai u transferua në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës për 13.5 milionë euro nga Stoke City, ku kishte kaluar tre sezone. Ai vendosi të largohej pasi që ish-klubi i tij ra nga Premierliga në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Uji Dea

Shqiptari ka filluar ta dëshmojë talentin e tij në Anfield gjatë së kohës së fundit, kur ka filluar të luajë më shumë për skuadrën e Jurgen Kloppit. Ish-trajneri i tij, Fink, beson se ai mund të bëhet lojtari më i mirë i kësaj skuadre për shkak të talentit të lindur që e ka.

“Cristiano Ronaldo ka punuar për çdo gjë që ka arritur, ndërsa Messi e ka pasur këtë talent, ai nuk ka punuar për ta arritur atë. Për mua, Messi thjesht ka lindur i talentuar dhe kjo gjë vlen edhe për Shaqirin”, ka thënë Fink, i cili tani është trajner i Grasshopers.

“Ai e ka një talent për të luajtur futboll. Nëse punon si profesionist, ai mund të bëhet lojtari më i mirë i Liverpoolit, dhe jo vetëm një lojtar i thjeshtë. Çdo herë, qëllimi është për t’u bërë më i mirë. Nuk mjafton për të nëse nuk luan çdo javë për Liverpoolin, ai synon të luajë çdo javë”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.