ARKATANA

​Kryekuvendari Konjufca: Meja është akti më i padiskutueshëm i gjenocidit të Serbisë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me familjarë e përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve, nderuan sot 376 martirët, prej të cilëve 18 nën moshën 18 vjeçare, në Mejë të Gjakovës.

Pasi bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial, kryekuvendari Konjufca theksoi se prej të gjitha masakrave, masakra në Mejë është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë. Ai tha se kjo masakër është akti më i padiskutueshëm i gjenocidit që Serbia e ka kryer në Kosovë.

“Kushdo që e ka vizituar Mejën, edhe prej ndërkombëtarëve, pra edhe të gjithë atyre që nuk janë shqiptarë, e ka të qartë që Serbia ka kryer gjenocid mbi popullin shqiptar të Kosovës”, theksoi Konjufca.

Eco Higjiena

“Dhimbja është shumë e mëdha për shkak të humbjes së 376 martirëve, sidomos e familjarëve që i kanë humbur më të dashurit e tyre, por lëndimi është edhe më i madh, meqenëse drejtësi të vërtetë nuk ka pasur kurrë për të rënët e Mejës”, ka thënë ndër të tjera kryekuvendari Konjufca, duke shtuar se Serbia ka tentuar edhe të fsheh krimet e saj.

Para familjarëve të martirëve të Mejës, kryekuvendari Konjufca tha se nuk do të ndalen derisa drejtësia të vihet në vend për të gjitha krimet e Serbisë në Kosovë./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.