GRANDEMALL

​Bie qarkullimi i bizneseve 1.2 miliard euro, Qeveria nis hartimin e pakos së re fiskale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se në ATK është krijuar një ekip që e donë shtetin dhe punojnë për barazi në trajtimin e bizneseve për inkasimin e të hyrave dhe zbatimin e ligjeve.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë një vizite në ATK, ku tha se së shpejti pritet të dalin me një raport përfundimtar për statistikat zyrtare për dëmet në ekonomi dhe numrin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës.

Sa i përket përzgjedhjes së drejtorit të ri në ATK, Hoti tha se së shpejti pritet të hapet konkursi këtë pozitë.

Hoti tha se është i vetdijshëm që si pasojë e pandemisë kanë shënuar rënie të hyrat dhe qarkullimi i financiar i bizneseve. Megjithatë, ai ofroi mbështetje për këtë ATK-në.

Me tej, ai tha se kjo Qeveri tashmë ka nis procedurat për hartimin e pakos së re për rimëkëmbje ekonomike.

Mobi Casa

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se ky vit ka qenë vit i vështirë dhe sfidues për të hyrat buxhetore dhe për bizneset, teksa shtoi se me ligjin për rimëkëmbje ekonomike do të mbështeten punëtorët dhe kompanitë.

Zëvendësuesi i drejtorit të ATK-së, Ekrem Hysenaj fillimisht tregoi se janë të përgatitur për zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, ndërsa tha se të hyrat janar-nëntor janë 426 milionë euro ose 39 milionë euro më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Ndërsa, qarkullimi financiar i bizneseve ka shënuar rënie 1.2 miliard euro.

“Ndikimi i pandemisë në të hyrat ka qenë diku mbi 77 milionë euro më pak se planifikimi i të hyrave. Edhe qarkullimi financiar i bizneseve në pandemi ka shënuar rënie afër 1.2 miliard euro. Kurse, stoku i borxheve ka arrit 409 milionë euro”, tha Hysenaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.