GRANDEMALL

Zyrtarizohet Bislimi – Pacolli i jep mbështetje maksimale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Behgjet Pacolli të dielën ka zyrtarizuar Faton Bislimin kandidatë për kryetar të Gjilanit i cili konkurron si pjesë e Koalicionit AKR, Lëvizja Qytetare, Lëvizja e Ballit për Gjilanin dhe Forumi i Profesionisteve.

Behgjet Pacolli lider i AKR-së të dielën edhe zyrtarisht ka nominuar Faton Bilsimin kandidatë për kryetar komune nga radhët e koalicionit për Gjilanin. Pacolli ka folur fjalë të mëdha për Faton Bislimin derisa ka folur edhe për përçarjet e ditëve të fundit që ndodhën brenda AKR-së në Gjilan raporton rajonipress.

Pacolli tha se asnjëherë AKR-ia nuk e ka pasur synim interesin partiak apo klanor. “Synimi i vetëm i AKR-së ka qen mirëqenia e qytetarëve të Gjilanit. Unë kam pasur dëshirë që Gjilanit t`i sjellë njerëz që kanë autoritet dhe me ndikim. Por AKR-ja nuk do të jet servile e askujt në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë” tha Pacolli.

Pacolli tha se me Faton Bislimin si kandidat do t`i sjellim vetëm të mira Gjilanit dhe Anamoravës. “Fatoni ka lobuar shumë për Kosovën dhe ka qenë gjithmonë në shërbim të shtetit të Kosovës. Kam ndier obligim moral që Gjilanit t`i sjell njerëz të duhur e të dëshmuar. Fatoni është njeri i duhur dhe është gjilanas. Do ta mbështesim Fatonin maksimalisht” tha Pacolli.

ARKATANA

Në emër të Koalicioneve folën Agim Rexhepi, Shukri Sylejmani dhe Sherif Sherifi.
Kurse vet Faton Bislimi tha se ndihet krenar që sot ka marrë një detyrë dhe përgjegjësi.”Ne kemi vizion për Gjilanin dhe qytetarin e saj. Ne jemi zgjedhja e duhur dhe presim që Gjilanin ta shndërrojmë në një qendër regjionale” tha Bislimi.

Bislimi tha se Gjilani aktualisht ka mbetur zorrë qorre dhe një qytet i izoluar dhe me pa perspektivë. “Gjithkund ka investime, ka autostrada, ka avancime, kurse Gjilani ka mbetur i izoluar. Po e nisim një fillim të ri me shpresën se Gjilani do të jetë qytet i vlerave dhe i kontributeve meritore. Ftoj gjilanasit që ta mbështesin këtë koalicion i cili ofron perspektivë, siguri dhe vlerë reale për Gjilanin evropian” tha Bislimi.

Ne besojmë në një qeverisje ku qytetari është vet qeverisja e jo qeverisja mbi qytetarin tha Bislimi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.