Zyrtarizohen kandidaturat e Emin Krasniqit dhe Filloreta Rexhës

Kamenicë – Kryesia e degës së PDK-së në Kamenicë në takimin e saj të radhës ka zyrtarizuar dy kandidaturat e dy kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2014: Emin Krasniqi – Kryetar dhe veprimtar i PDK-së nga themelimi i Degës, magjistër dhe tash në studimet e doktoratës në departamentin e gjuhësisë së përgjithshme në Universitetin ” Luigj Gurakuqi” në Shkodër tash zëvendësministër i Infrastrukturës.
Filloreta Lakna Rexha – Nënkryetare e Degës dhe Kryetare e Degës së Gruas së PDK-së në Kamenicë, Juriste e diplomuar dhe para mbrojtjes së temës në master në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik drejtimi: Administrativ – Kushtetues, aktualisht delegate e Kuvendit Komunal në Kamenicë.
Begzad Sinani tha se këta dy kandidat janë emra të merituar në Anamoravë dhe jam i sigurt se do të marrin votat e duhura në mënyrë që të kemi përfaqësimin tonë në Kuvendin e ardhshëm të Republikës e Kosovës./rajonipress/