United Hospital

Zyrtarizimi i Halimit te Brondby: Jam i lumtur që jam te një klub i madh dhe i famshëm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Besar Halimi është prezantuar te Brondby IF e Danimarkës. Mesfushori i Kosovës ka thënë fjalë të mëdha dhe nuk është penduar që la një skuadër si Mainz 05.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, në një klub të madh dhe të famshëm. Prandaj, jam krenar që do të luajë me Brondbyn”, ka thënë numri 18 i kësaj skuadre për faqen zyrtare të të Brondbyt, raporton Gazeta Olle.

Halimi ka luajtur kundër ish-skuadrës së trajnerit të Brondbyt, Alexander Zorniger, i cili e njeh mjaft mirë lojtarin.

“Kam luajtur kundër skuadrës së tij, e di se është trajner i madh. Jam krenar që do të luajë për të, sepse ai ka mentalitet të mirë. E njoh stilin e lojës së tij”, ka shtuar lojtari.

Mobi Casa

Edhe drejtori sportiv i Brondbyt, Troels Bech, u shpreh i lumtur me performancën e lojtarit.

“Besari ka pontencial të jashtëzakonshëm për të na dërguar përpara. Ai ka cilësitë të forta ofensive, prandaj do të ketë rastin të na ngrit në Superligë”, ka pohuar Bech.

Kontrata e 22-vjeçarit skadon në fund të sezonit 2017/2018, por mund të vazhdohet edhe për vite tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.