Zyrtarisht, 270 mijë të papunë

Një grumbull burrash po qëndronin afër njëri-tjetrit te Gjykata e Apelit në Prishtinë. Ndërkaq, në anën e poshtme të rrugës, ku zakonisht rrinë këmbyesit e devizave, disa burra të tjerë po pinin duhan dhe po bisedonin me njeri-tjetrin. Sapo ndalet një veturë në rrugë, të gjithë vrapojnë pas saj, duke i ofruar punë e duke i bërë konkurrencë njeri-tjetrit.
Një pjesë e tyre gjatë ditës arrijnë të gjejnë një punë të përkohshme ditore, nga e cila përfitojnë 10 deri në 20 euro. Ndërkaq, pjesa dërrmues e tyre tërë ditën bredhin nga njëra anën në tjetrën pa bërë asgjë.(zëri)