Fundamenti

Zyrtari policor sulmohet në Gjykatën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të mërkurën rreth orës 09:30, Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjilan, përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë në lidhje me një rast “Sulm ndaj personit zyrtar”. Një hetues i Policisë së Kosovës, pranë njësitit për hetimin e krimeve ekonomike, ishte sulmuar nga dy persona të dyshuar para hyrjes kryesore të Gjykatës Themelore këtu në Gjilan. Në vend ngjarje kanë reaguar njësitet policore të stacionit policor në Gjilan, ku është arritur që personat e dyshuar të arrestohen. Bazuar në informatat e para rasti besohet të ketë ndodhur kur zyrtari policor kishte shkuar në Gjykatën Themelore në Gjilan në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me një rast që udhëhiqej kundër të dyshuarve, (njëri nga ta ish zyrtar Komunal).

Dy të dyshuarit posa e kanë parë zyrtarin policor fillimisht e kanë ofenduar me fjalë fyese, dhe më pas edhe e kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ku për pasoj zyrtari policor është detyruar të kërkoj ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente Spitalore në Gjilan.

Fundamenti

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka prezantuar në stacionin policor, dhe pas intervistimit të të dyshuarve S. K. (1966) dhe E. K. (1993) ka urdhëruar që ndaj tyre të caktohet masa e ndalimit Policor 48 orë.

Rasti i kompletuar me kallëzim penal i përcillet Prokurorisë Themelore në Gjilan njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.