Eko Higjiena

Zyrtari i PDK-së: Qytetarët s’duhet ta paguajnë faturën e re të rrymës me tarifat e shtrenjta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se qytetarët s’duhet të paguajnë faturën e re me tarifat e shtrenjta, përderisa ka një vendim të Gjykatës Themelore, raporton Express.

“Qytetarët nuk duhet ta paguajnë përderisa është në fuqi ky vendim. Absolutisht. Por, ne kemi një vendim të gjykatës, është gjykata themelore, institucion i joni, madje me arsyetime të fuqishme brenda saj, që janë arsyetime të secilit qytetar”, ka thënë Stavileci në Klan Kosova.

FITORJA

Tutje, ai tha se ata [PDK] nuk do të ndalen pa i shkuar deri në fund të vërtetës rreth 100 milionëshit të ndarë nga qeveria për energjinë.

‘Ku janë 100 milionë euro, s’ka përgjigje. A e dini ju? As edhe një qytetar, madje as qeveria nuk e dinë dhe ky është problemi më i madhi. A e di dikush çka ndodhi me 100 milionë, s’ka përgjigje askush sepse s’ka as Qeveria. S’ka asnjë lloj transparence për këtë. Dhe ne kur kërkojmë komision hetimor, tentojnë ta dredhojnë në forma të tjera për të fshehur mashtrim”, ka thënë Stavileci./Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.