FITORJA

Zyrtari i NATO-s në Kosovë: Ballkani Perëndimor nuk përballet me asnjë kërcënim të afërt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendës sekretari i NATO-s, gjeneral Mircea Geoana vizitoi të enjten Prishtinën ku u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vizitoi misionin paqeruajtës të KFOR-it.

Geoana denoncoi “luftën e palogjikshme dhe brutale” të Rusisë në Ukrainë dhe “ndikimin e saj agresiv dhe keqdashës mbi Ballkanin Perëndimor”.

“Ne kemi një interes strategjik… në Ballkanin Perëndimor. Dua të dërgoj një mesazh shprese për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor se në fund të gjithë ne do ta gjejmë veten në familjen evropiane dhe euroatlantike”, tha ai për Associated Press, transmeton REL.

Disa vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO-s – Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut – ndërsa Serbia dhe Bosnja Hercegovina janë partnerë.

Kosova ka konfirmuar se do të aplikojë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, që konsiderohet si hapi i parë në procesin e anëtarësimit në NATO.

Mobi Casa

Trupat e NATO-s kanë qenë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999 pas luftës ndaj Serbisë, e cila përfundoi me një fushatë 78-ditore bombardimesh të NATO-s.

Geoana përshëndeti anëtarët e NATO-s në rajon, të cilët kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes si “një reagim i natyrshëm ndaj agresivitetit rus”, duke shtuar se NATO “do të mbronte të gjithë aleatët dhe çdo centimetër katror të territorit”.

Geoana rikonfirmoi zotimin e aleancës për të “qëndruar pranë Ukrainës për aq kohë sa do të nevojitet”.

“Ata e meritojnë ndihmën tonë. Dhe ai komb i madh meriton të jetë një komb i lirë, i pavarur, sovran në Evropë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.