Fundamenti

Zyrtari i BE’së flet në Beograd për marrëveshjen Brukselit: E ndryshon karakterin e Serbisë, Kosovën e bën shtet

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Zëvendësdrejtori në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) Marko Makovec ka deklaruar të mërkurën se dialogu ndërmjet “Beogradit dhe Prishtinës” ka të bëjë me një marrëveshje që do të “ndryshojë karakterin e Serbisë” dhe që “do ta bëjë Kosovën shtet”.

Këto komente Makovec i ka bërë gjatë një diskutimi në një panel në Beograd, ku ka thënë se marrëveshja është diçka e madhe.

“Kjo është një gjë shumë e madhe dhe për këtë arsye negociatat po marrin shumë kohë” ka thënë ai.

Uji Dea

Zyrtari europian iu ka referuar edhe sulmit në Banjskë duke thënë se e ka diskutuar me autoritetet në Beograd se çka e solli atë.

Makovec tha se situata në Kosovë nuk duhet të krahasohet me konfliktet në Irlandën e Veriut ose Bregun Perëndimor.

“Megjithatë, dialogu do të vazhdojë dhe ne do të përpiqemi të parandalojmë që situata të shkojë në atë drejtim. Ne do të përpiqemi të përdorim të gjitha resurset dhe përpjekjet tona për t’i rikthyer të dyja palët në tavolinë”./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.