Fundamenti

Zyrtari i BE-së në Serbi: Po, taksa duhet të hiqet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, ka thënë se ky Union po inkurajon formimin e Qeverisë në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se Bashkimi Evropian po inkurajon formimin e një qeverie në Prishtinë dhe vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Unioni do të vazhdojë të udhëheqë këtë proces, të krijuar nga Kombet e Bashkuara dhe të mbështetur nga vendet anëtare të BE-së. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së e ka sqaruar se kjo është një përparësi dhe tashmë ka njoftuar një udhëtim të fundit në Prishtinë dhe Beograd. Dhe po, taksa duhet të hiqet”, tha ai për Blicin serb.

Hidromorava

Duke folur për zgjedhjet në Serbi, ai tha se BE “inkurajon të gjithë akterët të rikthejnë debatin politik atje ku ajo i përket – në Kuvend, një vend për debat demokratik dhe përfaqësim të popullit”.

Kujtojmë se Kosova pas tre muajsh zgjedhje ende është pa Qeveri dhe krijim të institucioneve, kjo për shkak të vonesave që po bëhen nga partia e Albin Kurtit, e cila nuk po mund të krijojë koalicion me LDK-në.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.