Hidromorava

Zyrtari i ATK-së dënohet me 10 muaj burgim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me datë 15.09.2015 ka shpall Aktgjykimin ndaj të akuzuarit F. S., duke e gjykuar me dënim unik prej 10 (dhjetë) muaj burgim.

I akuzuari F.S., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 13 deri 19 Nëntor 2013, në cilësinë e personit zyrtar – inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), me qëllim që vetit të i sjell dobi të kundërligjshme pasurore, ka pranuar nga dy biznese të ndryshme të holla në vlerë prej 200 Euro.

Me këtë rast i akuzuari F. S. ka kryer dy herë veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e ka gjykuar për dy veprat penale me nga 6 (gjashtë) muaj burgim, konform nenit 80 gjykata i’a shqipton dënimin unik burgu në kohëzgjatje prej 10 muaj burgim.

ARKATANA

Ndaj të akuzuarit shqiptohet dënimi plotësues edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit – veprimtarisë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

Të akuzuarit ka për të iu llogaritur koha e kaluar në paraburgim dhe qëndrimi në arrest shtëpiak.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.