Mobi Casa

Zyrtari i ATK-së akuzohet për marrje ryshfeti

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë kundër Ibrahim Kqikut inspektor tatimor në ATK dhe Nazmi Hamdiut kontabilist në firmën “Idea” për veprën penale “marrje ryshfeti” dhe “ndihmë në marrjen e ryshfetit”.

Departamenti për krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër inspektorit tatimor të Kosovës (ATK) në Gjilan, Ibrahim Kqikut për veprën penale “marrje ryshfeti” dhe kundër Nazmi Hamdiut pronar i zyrës së kontabilitetit “Idea” për veprën penale “ndihmë në marrjen e ryshfetit”, raporton rajonipress.

Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori i rastit Agron Uka, Ibrahim Kqiku dyshohet se më 10 dhjetor 2013 afër stacionit të autobusëve në Gjilan në zyrën e kontabilitetit “Idea”, pronë e të pandehurit Nazmi Hamdiu, i pandehuri Ibrahim Kqiku në cilësinë e personit zyrtar- inspektor i ATK-së, në cilësi të personit zyrtar, në mënyrë të tërthortë ka kërkuar dhe pranon përfitim për vete duke pranuar dhuratë për përfitim në mënyrë që i njëjti duke vepruar në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare ka marrë 2.000 euro, më qëllim që të dëmtuarit Lulzim Ibrahimi t`ia mundësojë barazimin e stoqeve të kompanisë “Ceramika Creativa”, ashtu që pas bastisjes nga ana e policisë së Kosovës, paratë i gjenden në xhepin e majtë.

Eco Higjiena

Edhe për të pandehurin e dytë Nazmi Hamdiu aktakuza saktëson se ai me dashje ka ndihmuar personin zyrtar të dyshuarin Ibrahim Kqiku. Hamdiu i ka thënë të dëmtuarit Lulzim Bajrami në telefon “sjelli të hollat se nuk janë rëndë me i pru” thuhet në aktakuzë.

Në këtë gjykim prokuroria ka siguruar prova, incizime, kamerat dhe të hollat./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.