ARKATANA

Zyrtari britanik në Serbi, interesohet për të pozitën shqiptare në Luginë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri në zyret e tij priti zyrtarin e lartë të ambasadës Britanike për çështje të sigurisë dhe drejtësisë, Jeremy Astill-Broën me ekipin e tij.

Gjatë takimit në fjalë, kryetari Beqiri e njoftoj zyrtarin për nivelin ulët të respektimit të të drejtave individuale dhe kolektive të bashkësisë shqiptare në Republikën e Serbisë, si dhe mungesën e vullnetit të shtetit për aplikimin e politikave integruese për shqiptarët siç është punësimi në organet shtetërore dhe në fushat tjera publike. Gjithashtu u bisedua edhe për vazhdimin e projektit për praktikantët në institucionet qëndrore në Beograd.

Mobi Casa

Zyrtari britanik përveç tjerave nënvizoj gatishmërinë e mbështetjes për vazhdimin e projektit për praktikantët në Beograd duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve kadrovike të shqiptarëve në Serbi, njofton shërbimi për informim i KKSH-së./Titulli.com/