Fundamenti

Zyrtarët shtetërorë shpesh nuk mund ta arsyetojnë pasurinë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kosova ka zyrtarë të ndryshëm shtetëror, që janë pasuruar në kohë rekorde, e të cilët shpeshherë nuk mund ta arsyetojnë pasurinë e tyre, raporton KTV. Megjithëse Kosova ka mekanizma të shumtë për parandalimin e pasurimit të paligjshëm, zyrtarë të ndryshëm arrijnë t’i ikin deklarimit të pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Megjithëkëtë dhe dënimeve minimale që shqiptohen ndaj zyrtarëve për deklarim të rremë të pasurisë, apo mos deklarim, Ministria e Drejtësisë është duke bërë ndryshime në Kodin Penal, pikërisht në pikën për deklarimin e pasurisë.

Në bazë të ndryshimeve në projektligj, thuhet se mos deklarimi i qëllimshëm është vepër penale, transmeton koha.net.

ARKATANA

Mirëpo, futja e fjalës qëllimshëm, konsiderohet e papranueshme sepse parashihet se mund të rrisë mundësinë e shfajësimit të zyrtarëve që fshehin pasurinë.

Kritika për ndryshimin e kuadrit ligjor pati edhe kryeshefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, i cili gjatë prezantimit të raportit vjetor, ka kërkuar nga Qeveria që të mos ndryshohen ligjet.