FIDANISHTJA

Zyrtarët komunalë trajnohen për regjistrimin e pronave të paregjistruara

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan- Në 14 komuna, projekti realizohet nga USAID-i (DEMI), ndërsa në 11 komuna të tjera, nga LOGOS, i cili vitin e kaluar ka kryer trajnimin e zyrtarëve komunalë për regjistrimin pronave në 9 komuna.

Në 25 komuna të Kosovës ka filluar trajnimi i zyrtarëve komunalë për regjistrimin e pronave të paregjistruara, në kuadër të një programi që USAID dhe SDC, përkatësisht programet DEMI dhe LOGOS po realizojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Komunat.

Agim Salihu, përfaqësues i USAID-it në Programin për Komuna Efektive – DEMI, ka thënë se qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i zyrtarëve komunalë për regjistrimin e pronave të paregjistruara, që vlerësohet të jenë deri në 15 për qind dhe si rezultat i këtij procesi, edhe rritja e të hyrave vetanake nëpër komuna, të cilat pastaj në formën e investimeve u kthehen qytetarëve.

Në 14 komuna, projekti realizohet nga USAID-i (DEMI), ndërsa në 11 komuna të tjera, nga LOGOS, i cili vitin e kaluar ka kryer trajnimin e zyrtarëve komunalë për regjistrimin pronave në 9 komuna.

Salihu ka thënë se USAID dhe SDC, njëri agjencion amerikan dhe tjetri zviceran, përmes programeve DEMI dhe LOGOS po ndihmojnë komunat e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tyre për regjistrimin e pronave, pasi që është vlerësuar se një numër i konsiderueshëm i objekteve janë të paregjistruara.

UBT

Regjistrimi i këtyre pronave, jo vetëm që ndikon në rritjen e të hyrave vetanake nëpër komuna, por edhe mënjanon diskriminimin qytetar te kjo taksë, e cila është e detyrueshme për të gjithë.

Trajnimi zgjat dhjetë ditë, ndërkaq në ditën e njëmbëdhjetë zyrtarët komunalë të tatimit në pronë do të jenë në terren për të filluar regjistrimin e pronave të paregjistruara deri tani, një proces ky që do të zgjas 140 ditë në komunën e Gjilanit, ka thënë Salihu.

Kurse Mentor Rexhepi nga programi LOGOS ka thënë se vitin e kaluar, ky program është realizuar në 9 komuna dhe ka rezultuar me rritje të numrit të tatimpaguesve për mesatarisht 12 për qind, që do të thotë se në terren ka mjaft prona të paregjistruara.

Ndërkaq, Nuhi Nuhi, drejtor për Buxhet dhe Financa në Gjilan, ka thënë se programi DEMI / LOGOS për t`i ndihmuar komunat në regjistrimin e pronave, përmes trajnimit të zyrtarëve, është i qëlluar, sepse në këtë proces ka pasur edhe probleme dhe mangësi deri më tani dhe kjo është reflektuar drejtpërdrejt në të hyrat vetanake.

Në trajnimin që po mbahet në Gjilan po marrin pjesë edhe komunat Ferizaj dhe Graçanicë e Partesh, të cilat janë formuar në kuadër të projektit të decentralizimit dhe kanë ngecje në regjistrimin e pronave. Parteshi përbëhet nga tri zona kadastrale dhe ka mjaft objekte të paregjistruara./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.