Eko Higjiena

Zyrtarët financiar të Artanës trajnohen në Durrës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Një delegacion i zyrtarëve të Artanës i kryesuar nga Gani Mustafa ka marrë pjesë në një trajnim treditor në Durrës ku është folur për pikat e forta, përparësitë dhe dobësitë e zhvillimit ekonomik.

Delegacioni i zyrtarëve financiar nga Artana i udhëhequr nga Gani Mustafa drejtor për ekonomi dhe zhvillim, zyrtari financiar Driton Mustafa, Nazmije Bunjaku zyrtare e tatimit në pronë si dhe dy përfaqësuese nga bizneset në Novobërdë kanë marrë pjesë në Durrës në kuadër të projektit “Mbështetje për komunitetet pakicë gjatë dhe pas procesit të decentralizimit”, të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.

“ECMI” nga Kosova ka organizuar një trajnim treditor mbi Zhvillimin Ekonomik Lokal, me fokus të veçantë në shkëmbimin e praktikave të mira në mes të pesë komunave rishtazi të krijuara (Graçanicës, Kllokotiti, Novobërdës me decentralizim e zgjeruar, Parteshit dhe Ranillugut) dhe ekspertëve të nivelit të lartë për çështje ekonomike.

Mobi Casa

Gani Mustafa tha se gjatë këtij trajnimi janë bërë prezantimet nga secila komunë për zhvillimin ekonomik lokal duke fokusuar pikat e forta-përparësitë, pikat e dobëta-dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet.

Mustafa tha se është i kënaqur me nivelin e trajnimit i cili ka ofruar mundësin ne shkëmbimit të ideve dhe përvojave edhe me komunat e rajonit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.