Zyrtarët e sportit nuk u besojnë më premtimeve

Prishtinë – Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s më 22 maj pati vendosur që t’ia lejonte Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore në futboll.
Me gjithë vendimin, përfaqësuesja e Kosovës ende nuk po mund të luajë miqësore. Pas vendimit të KE të FIFA-s pati reagim të ashpër të UEFA-s dhe të Federatës së Futbollit të Serbisë.
Për të ulur tensionet, FIFA vendosi që vendimit t’ia shtojë disa modelitete. Por, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s nga atëherë ka mbajtur edhe dy mbledhje të tjera dhe me gjithë premtimet, modalitetet nuk janë caktuar.
Në mbledhjen e fundit të mbajtur më 28 shtator është thënë se dosja për rastin e Kosovës do të finalizohet në mbledhjen e radhës që mbahet më 14 dhjetor. Por, njëjtë ishte thënë edhe në mbledhjen e 17 korrikut – ishte premtuar se modalitetet do të caktoheshin më 28 shtator.(koha)