Mobi Casa

Zyrtare: Zgjedhjet në veri shtyhen për në prill të vitit 2023

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Është arritur pajtim që zgjedhjet në katër komunat veriore të shtyhen për muajin prill të 2o23.

Vendimi është marrë pas takimit të presidentes, Vjosa Osmani, me kryeminstrin Albin Kurti dhe dy partitë opozitare, PDK-në dhe LDK-në.

Osmani në një konferencë për media deklaroi se për këtë vendim ka pasur konsensus të plotë mes partive politike dhe se është marrë parasysh edhe raporti i dërguar dje në Presidencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme”, u shpreh Osmani.

Mobi Casa

Zgjedhjet në veri paraprakisht ishte paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore një muaj më herët. Por për shkak të situatës së tensionuar, SHBA-ja dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, kishin kërkuar me ngulm që zgjedhjet të shtyhen për një afat tjetër.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha të entjen se SHBA-ja konsideron se “nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe kemi parë dhunë në 24 orët e fundit.

“Është kohë e tensionuar dhe duam të sigurohemi se ka kushte për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta”, deklaroi Chollet./Telegrafi/