Zyrtare: Vendoset e ardhmja e Januzajt
Adnan Januzaj do të qëndroj në Manchester United.Kosovari Adnan Januzaj nuk do të largohet nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, pasi kjo është dëshira e lojtarit dhe skuadrës.
Lajmi është konfirmuar nga agjenti i lojtarit, Dirk de Vriese, i cili tha se Van gaal do të refuzoj të gjitha oferta që vijnë në drejtim të lojtarit.
“Adnani po ndihet mirë në United dhe skuadra nuk dëshiron që ai të largohet. Ai ende po konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në vitet e fundit”, tha Dirk de Vriese për Sportwitness.
“Ka shumë skuadra që janë të interesuara për të, që ta transferojnë dhe huazojnë, por Adnani dëshiron të qëndroj dhe të bëhet legjendë e Unitedit.

