United Hospital

Zyrtarë të lartë të shtetit nën hetime

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Burime nga Prokuroria e Shtetit bëjnë të ditur se aktualisht kanë në dorë edhe zyrtarë nga Qeveria dhe Kuvendi, por për shkak të hetimeve të ndjeshme dhe për të qenë të suksesshëm deri në fund, nuk mund të japin emra konkretë dhe detaje të mëtejshme

Qeveria “Mustafa-Thaçi” thelloi kapjen e shtetit

Prokuroria rezervohet në dhënien e emrave

Burime nga Prokuroria e Shtetit bëjnë të ditur se aktualisht kanë në dorë edhe zyrtarë nga Qeveria dhe Kuvendi, por për shkak të hetimeve të ndjeshme dhe për të qenë të suksesshëm deri në fund, nuk mund të japin emra konkretë dhe detaje të mëtejshme

ARKATANA

Qeveria “Mustafa -Thaçi”, duket se ka qenë kopja më e keqe e Qeverive “Thaçi 1 dhe 2”, pasi gjatë kësaj qeverisjeje ka pasur vetëm përkeqësime pothuajse në të gjitha sektorët, gjë që u pasqyrua edhe në mosliberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

Përgjatë vitit 2015 është rritur në mënyrë drastike numri i qytetarëve që janë larguar nga Kosova, ndërsa krimi i organizuar dhe korrupsioni janë zgjeruar me përmasa të mëdha, edhe sipas statistikave të Prokurorisë së Shtetit.

Thënë ndryshe, Qeveria “Mustafa -Thaçi”, në vend që të luftonte për përmirësim të jetës së qytetarëve, kanë luftuar për fuqizim të monopoleve korruptive, me qëllim që të sigurojnë jetëgjatësi në pushtet. I gjithë ky realitet është përshkruar dhe quajtur nga deputetë të opozitës, por edhe nga analistë të ndryshëm, si kapje e shtetit nga PDK -ja me në krye Hashim Thaçin dhe LDK -ja me në krye Isa Mustafën.

Këta të fundit, partitë e tyre i kanë shndërruar nga Parti Demokratike dhe Lidhje Demokratike, siç njihen zyrtarisht, në parti oligarkike. Ko është arsyeja, sipas deputetëve opozitarë, që drejtuesit e Qeverisë në fjalë nuk duan dhe nuk munden të luftojnë korrupsionin apo krimin në radhët e tyre dhe në radhët e pushtetit.
Ndërkaq, burime nga Prokuroria e Shtetit, bëjnë të ditur se aktualisht kanë në dorë edhe zyrtarë nga Qeveria dhe Kuvendi, por për shkak të hetimeve të ndjeshme dhe për të qenë të suksesshëm deri në fund, nuk mund të japin emra konkretë dhe detaje të mëtejshme./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.