Fundamenti

Zyrtare: Taulant Seferi transferohet në Ukrainë te Vorskla Poltava

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Taulant Seferi është larguar zyrtarisht nga Tirana pas dy viteve të kaluara në kryeqytetin shqiptar.

Sulmuesi shqiptar karrierën do ta vazhdoj në Ukrainë, ku është transferuar zyrtarisht tek ekipi ukrainas Vorskla Poltava.

Ka qenë faqja zyrtare e Tiranës që ka njoftuar për largimin e Seferit, derisa ka falënderuar sulmuesit nga Kumanova për gjithçka që ka dhënë gjatë kësaj periudhe për fanellën bardhekaltër.

Nga shitja e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Tirana do të fitojë 500 mijë euro.

ARKATANA

“Faleminderit Taulant Seferi. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Taulant Seferi në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur”.

“Faleminderit për emocionet e panumërta sa herë ke tundur rrjetën. Largohesh si kampion nga Tirona kampione. Kjo fanellë do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë e lojtarit të madh që je”, ka shkruar faqja zyrtare e Tiranës.

Gjatë ditëve të ardhshme Seferi pritet të zyrtarizohet te Vorskla, ku do të gjejë Enur Torten i cili gjithashtu u transferua tek skuadra ukrainase nga Tirana. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.