Eko Higjiena

Zyrtare: Skuadra nga La Liga i bën ofertë Januzajt

/ 1 minutë lexim
HW

Skuadra nga La Liga, Real Sociedad ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

Adnan Januzaj do të largohet përfundimisht nga Manchester United, pasi nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos.

Kosovari me pasaportë belge, i cili në sezonin e fundit ishte i huazuar te Sunderland, karterën pritet ta vazhdoj në La Liga. Ai ka marrë një ofertë nga skuadra spanjolle, Real Sociedad

FIDANISHTJA

“Është e vërtetë që ne jemi të interesuar për Januzajn, por nuk jemi në bisedime me Manchesterin apo me të”, ka deklaruar presidenti i Real Sociedadit, Jokin Aperribay.

“Ne jemi duke pritur vendimin e Manchester Unitedit për të dhe pastaj do të veprojmë. Ekzistojnë më shumë ekipe të interesuara për të dhe transferimi i Januzajt nuk do të jetë i lehtë”, ka theksuar ai.

Januzaj ka kontratë me Manchester Unitedin edhe për një sezon, por ‘Djajt e Kuq’ janë të gatshëm ta shesin lojtarin për afro 9 milionë euro. Thuhet se Januzaj kërkohet edhe nga Roma, Lyon e Marseille. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.