RCCOLA

Zyrtare: Schalke vendos për Avdijajn

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Donis Avdijaj do të mbetet në Sturm Gratz edhe për një edicion.

Schalke ka njoftuar se Donis Avdijaj do të huazohet edhe për një edicion te skuadra austriake, Sturm Gratz, te e cila skuadër kaloi 6 muajt e fundit.

Schalke po ashtu ka opsion që ta rikthej atë gjatë fatit kalimtar të dimrit, nëse ka nevojë për shërbimet e tij.

Fundamenti

Avdijaj gjatë 6 mujorit të fundit, ka qenë futbollisti i rregullt për Sturm Gratz, ku në 16 ndeshje ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 3 asistime.

Kujtojmë se Avdijaj ka klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe kontratë deri në vitin 2019 me Schalken.