UBT

Zyrtare: Salihi rikthehet në Austri

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Hamdi Salihi, ish sulmuesi i Shqipërisë, është transferuar te skuadra austriake, Wiener Neustadt
Hamdi Salihi është rikthyer përsëri në kampionatin ku ka kaluar disa nga vitet më të suksesshme të karrierës, në Austri. Por këtë radhë, sulmuesi shqiptar do të luajë në kategorinë e dytë në këtë vend, pasi ka nënshkruar me klubin e Wiener Neustadt.

Drejtori sportiv i klubit austriak, Andreas Schicker, ka treguar për mediat në këtë vend se marrëveshja mes palëve është thuajse e mbyllur, por ka një detaj që duhet saktësuar, atë të dënimit që mori sulmuesi në ndeshjen me Kukësin.

“Ai mund të shënojë përsëri me rregullsi. I ka pëlqyer shumë koha që kaloi këtu në Vjenë dhe dëshironte që të kthehej bashkë me familjen e tij. Unë mësova për një gjë të tillë nga miqtë e mi dhe po e kërkoja prej disa javësh”, tregoi Schicker.

Eco Higjiena

Klubi austriak duket i bindur se mund të anashkalojë dënimin me 10 ndeshje pezullim që i janë dhënë sulmuesit nga Komisioni i Disiplinës.

“Ai dënim do të vlejë vetëm për Shqipërinë. Këtë çështje do ta çojmë për shqyrtim para Federatës Austriake”, tha drejtuesi i klubit të ri të sulmuesit shqiptar.

Salihi ka qenë një nga yjet e kampionatit austriak në të kaluarën, duke veshur fanellën e Ried (2007-2009) dhe Rapid Vjenë (2009-2012). Ai ka shënuar 53 gola me fanellën e Ried dhe 38 gola me atë të Rapid Vjenës gjatë viteve të tij në Austri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.