UBT

Zyrtare: Portieri Enea Koliqi përfundimisht i SC Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zyrtarët e SC Gjilanit përfundimisht kanë arritur ti sigurojnë shërbimet e portierit Enea Koliqit, për dy vitet e ardhshme.

Lajmi për transferimin e Koliqit, është publikuar në faqen zyrtare të klubit të Gjilanit në ‘facebook’.

Ndër të tjera, në postimin e SC Gjilan, thuhet:

Gjilani ka arritur ti sigurojë shërbimet e portierit me përvojë të madhe, Enea Koliçi.

Mobi Casa

Ditën e sotme, portieri nga Pogradrci, Enea Koliçi ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë për dy vitet e ardhshme si futbollist të Gjilanit.

Koliçi, prapa vetes ka mjaftë përvojë të madhe ku si futbollist kishte “siguruar” portat e shumë skuadrave nga Greqia dhe Shqipëria.

Karrierën e tijë si futbollist, Koliçi, e nisi në Iraklis në Greqi, ku përpos skuadrës së lartcekur ai kishte bërë paraqitje edhe me disa ekipe tjera greke si ajo e Olympiacos Volos, kurse në Shqipëri, Koliçi, kishte luajtur për ekipet e Flamurtarit, Kukësit e Skëndërbeut të Korçës.

Prezantimi i futbollistit të ri të skuadrës kuq e bardh në fanelen e Gjilanit, do të bëhet gjatë ditëve në vijim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.