GRANDEMALL

Zyrtare: Pensionohet Besart Berisha

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Besart Berisha i ka dhënë fund karrierës së suksesshme.

Futbollisti kosovar ka njoftuar përmes rrjeteve sociale së ka ardhur koha që të thotë mjaft.

Së fundmi, veterani i sulmit luajti shkurt tek FC Prishtina, por problemet fizike nuk e lejuan që të vazhdonte.

Andaj, ai përmes një postimi emocionues i ka falënderuar të gjitha klubet të cilat i përfaqësoi, por edhe tifozët për mbështetjen.

“Të dashur tifozë, tash ka ardhur koha: Unë do ta mbyll këtu karrierën si futbollist. Ka qenë një periudhë e jashtëzakonshme, të cilën nuk do ta harroj kurrë. Më kujtohet kur e fillova karrierën dhe gjithmonë e kisha buzëqeshjen në fytyrën time. Sot po buzëqesh përsëri, duke i menduar të gjitha kujtimet e bukura që i kam pasur në këtë lojë. Në momentin kur nisa të luaj futboll, gjithmonë kam ëndërruar të bëhem futbollist profesionist. Dua ta falënderoj Zotin që ma mundësoi ta bëj ëndrrën realitet. Dua ta falënderoj familjen për mbështetjen dhe që ka qenë gjithmonë pranë meje. Dua t’i falënderoj edhe të gjitha klubet ku kam luajtur. Ju e bëtë këtë periudhë të jashtëzakonshme për mua. Mezi pres për sfidat e reja që me presin në të ardhmen e afërt. Do të mbetem gjithmonë i lidhur me futbollin. 1000 herë faleminderit për kohën që e kaluam së bashku. Do t’ju mbaj gjithmonë në zemër për këtë ndeshje të bukur”, ka shkruar ish-përfaqësuesi i Shqipërisë dhe i Kosovës.

Mobi Casa

Ai e nisi karrierën në Gjermani, ndërsa kishte eksperienca të tjera edhe në Australi dhe në Japoni.

Ai ka hyrë në histori të futbollit australian si golashënuesi më i mirë atje.

Gjatë karrierës, Berisha ka luajtur në liga të forta si ajo gjermane dhe angleze.

Ai i ka përfaqësuar ekipet si Tennis Borussia Berin, Hamburg, Aalborg, Horsens, Burnley, Rosenborg, Arminia Bielefeld, Brisbane Roar, Melbourne Victory, Sanfrecce Hiroshima, Western United dhe së fundmi FC Prishtina. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.