Zyrtare: Një tjetër shqiptar në ligën e Zvicrës, Dijon Kameri huazohet nga Salzburgu

Futbollisti Dijon Kameri është bërë me skuadër të re. Lojtari shqiptar është huazuar nga RB Salzbug në Grasshoppers Club Zurich.
Kameri ka firmosur kontratë me skuadrën e re deri në fund të këtij sezoni, shkruan Indeksonline
19-vjeçari i bashkohet futbollistëve tjerë shqiptarë, si: Mertan Shabani, Dior Gerbovci, Sead Ahmeti, Florian Hoxha dhe Amir Abrashi.
Kameri gjatë këtij sezoni ka luajtur tetë ndeshje me fanellën e Salzburgut dhe ka shënuar vetëm një gol./Indeksonline/