RCCOLA

Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja me Vetëvendosjen

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sot rreth orës 13.00, në një takim të përbashkët, liderët e partive politike nga Blloku dhe nga Lëvizja Vetëvendosje kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. “Në bazë të vullnetit të mirë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të punuar në të mirë të popullit, në zhvillimin ekonomik të vendit, ne nënshkruam marrëveshjen mbi parimet dhe qeverinë. Kjo na obligon që sa më parë, në përputhje me Kushtetutën dhe rregullat demokratike t’i ndërtojmë institucionet e reja”, ka thënë pas takimit Isa Mustafa.

Sipas Mustafës, në marrëveshje parashihen që institucionet e ardhshme të përqendrohen në reforma substanciale në arsim e shëndetësi, në sundimin e ligjit, në demokratizimin e vendit.

Uji Dea

“Do të punojmë për perspektiven evropiane dhe përmbushjen e standardeve për integrime. E rëndësishme do të jetë edhe vendosja e dialogut të hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/