UBT

Zyrtare: Mustafi zbulon se ku do të luaj sezonin e ardhshëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shkodran Mustafi ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Valencia, edhe pse disa klube kanë shprehur interesim për të. Shkodran Mustafi nuk do të largohet nga Valencia. Mbrojtësi shqiptar ka konfirmuar se do t’i mbetet besnik skuadrës nga Mestalla

Së fundi interesim për reprezentuesin e Gjermanisë ka shfaqur Borussia Dortmund dhe Tottenham.

Eco Higjiena

“Unë jam shumë i lumtur këtu dhe për mua kjo është një kënaqësi të luajtur në fanellën e Valencias”, ka deklaruar Mustafi, raporton portali Fichajes.net

“interesimi i klubeve tjera është kompliment për mua. Por, unë jam 22 vjeçar dhe nuk do të përqendrohem në të ardhmen”, ka theksuar ish anëtari i Sampdorias, Hamburgut dhe Evertonit.