Zyrtare: Meha ndahet me Paderbornin, ja ku do të transferohet
Alban Meha, mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka konfirmuar se është ndarë me skuadrën gjermane, Paderborn.
Anëtari i Kombëtares shqiptare, Alban Meha ka mbetur pa klub. Ai ka konfirmuar se është ndarë me skuadrën gjermane, Paderborn.
Lojtari me prejardhje nga Mitrovica pritet të vendos për të ardhmen brenda dy jave, derisa karrierën ka gjasa ta vazhdoj jashtë Gjermanisë.
“Unë do të largohem nga Paderborni në verë, kam disa oferta nga jashtë vendit. Në dy javët e ardhshme do të marrë vendimi”, deklaroi Meha për Bild.
Meha, i cili gjendet në Kosovë për pushime, ka zgjuar interesimin e dy skuadrave gjermane, Stuttgard dhe Darmstad. /Express/.


