FIDANISHTJA

Zyrtare: Loret Sadiku kthehet në Suedi dhe nënshkruan për Hammarbyn

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Loret Sadiku është larguar zyrtarisht nga Kasimpasa për tu rikthyer në futbollin suedez.

Pas gjashtë viteve në skuadrën nga Stambolli, Sadiku është rikthyer në futbollin suedez dhe tanimë është prezantuar nga Hammarby.

30-vjeçari është bashkuar me trajnerin Jesper Jansson i cili 10 vite më parë e mori kosovarin tek Helsingborg.

Prishtinasi ka qëndruar në elitën e futbollit turk për gati tetë vite, ku fillimisht luajti për Mersin e pastaj te Kasimpasa.

✍️ Klart – Loret Sadiku till Hammarby! Ansluter i nästa vecka. Läs mer ⤵️#Bajen

Mobi Casa

— Hammarby Fotboll (@Hammarbyfotboll) February 18, 2022

“Hammarby është një klub i madh dhe jam i lumtur që vij këtu. Unë i njoh disa në skuadër dhe ata kanë vetëm më kanë folur shumë gjëra të mira për klubin. Kam ardhur në një klub që dëshiron të luaj futboll të mirë dhe kjo më përshtatet mua”, ka deklaruar Sadiku.

Klubi suedez ka njoftuar se Sadiku gjatë javës së ardhshme do të prezantohet dhe pastaj do të ketë një intervistë më të gjatë për tifozët.

Sadiku te Hammarby do ta gjej bashkëkombësin e tij Astrit Selmani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.