ARKATANA

Zyrtare: Lirim Kastrati nënshkruan me Dinamo Zagrebin, deri në fund të sezonit mbetet te Lokomotiva

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

GNK Dinamo ka arritur marrëveshje dhe janë sqaruar të gjitha detajet për transferimin e Lirim Kastratit në Maksimir.

Futbollisti anësor, njëherësh përfaqësues i Kosovës, do të qëndrojë deri në verë në formë huazimi te Lokomotiva dhe më pas do t’i bashkohet Dinamos së Zagrebit, thuhet në njoftimin e klubit kroat.

“Prej se kam ardhur në Kroaci, kam shpresuar që një ditë të luaj për Dinamon”, citon faqja zyrtare e klubit fjalët e lojtarit shqiptar.

FIDANISHTJA

Kastrati do të vazhdojë të luajë te Lokomotiva e Zagrebit deri në fund të sezonit (Foto: Twitter/NK Lokomotiva Zagreb)

“Tash kjo dëshirë më është plotësuar. Dua t’i falënderoj të gjithë që kanë marrë pjesën në realizmin e kësaj dhe që më kanë mundësuar të jem pjesëtar i institucionit më të madh të futbollit në këto hapësira”, ka thënë më tej Kastrati pas nënshkrimit të marrëveshjes pesëvjeçare me klubin e ri.

Ky është një hap i madh në karrierën e Kastratit, i cili nga sezoni i ardhshëm do ta bartë fanellën e gjigantit kroat të futbollit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.