ARKATANA

Zyrtare: Lirim Kastrati kthehet në Kroaci, nënshkruan me ish klubin e tij

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lirim Kastrati është kthyer në Lokomotiva Zagreb pas tri vitesh e gjashtë muajsh, ku kishte shkëlqyer me klubin kroat.

Sulmuesi anësori nga Kosova thuhet se kishte një ofertë edhe nga klubi i njohur hungarez, Ujpest, por e refuzoi.

“Dashuria e vjetër”, Chelsea alarmohet nga shitja e mundshme e KoundesFushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahet nga 18 prilli der…I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim LiciSharon Stone thotë se të jesh një personazh i famshëm kushton: Paguaj afro tre mijë eur…Vlogeri instaloi motorin e një aeroplani luftarak në kamionçinën e tij, si shkoi testi?

“Pas 3 vitesh e 6 muajsh, Lirim Kastrati kthehet në NK Lokomotiva! Lirimi vjen tek ne në formë huazimi nga hungarezët e FC Fehervar deri në fund të sezonit aktual. Mirë se erdhe Lirim!”, ka shkruar Lokomotiva në rrjetet sociale.

Kastrati këtë sezon ka bërë 19 paraqitje, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime për klubin hungarez të ligës së parë, por më së shumti ka dalë nga stoli dhe ka grumbulluar vetëm 693 minuta në fushë. Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2025, ndërsa Transfermarkt e vlerëson vlerën e tij në 500 mijë euro.

ARKATANA

Kastrati mbërriti në Lokomotivë në vitin 2017, ku luajti 89 ndeshje për të, shënoi 21 dhe asistoi 11 gola. Dinamo e pagoi atë 2 milionë euro në shkurt të 2020 dhe ai bëri 51 paraqitje me fanellën blu ku kishte katër gola dhe nëntë asistime.

Gjatë asaj kohe, ai fitoi dy tituj kampioni dhe një Kupë të Kroacisë. Dinamo e shiti te Legia e Varshavës për 1.3 milionë euro vetëm një vit pas ardhjes së tij.

Ai ishte gjithashtu në Poloni për një vit, ku pas nënshkroi për Fehervarin si lojtar i lirë në verën e vitit 2022.

Kastrati ka 17 paraqitje dhe një gol për Kosovën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.