ARKATANA

Zyrtare: Liberalizim të vizave nuk do të ketë edhe disa muaj!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në raportimin e tij para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës foli për zhvillimet e fundit në agjendën evropiane.

Gjatë takimit, ministri Çollaku ka njoftuar Komisionin Parlamentar lidhur me proceset si në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Ascoiimit (MSA), ashtu edhe për zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave.

Ministri Çollaku citohet të ketë thënë se: Ministria për Integrim Evropian ka orientuar tërë fokusin në dy prioritetet kryesore për këtë vit, duke mos lënë anash edhe obligimet tjera të cilat derivojnë nga mandati dhe legjislacioni në fuçi. Pra dy janë prioritetet kryesore të MIE për këtë vit: nënshkrimi i MSA-së dhe përmbyllja e suksesshme e dialogut për Liberalizimin e Vizave me BE-në.

Më tutje, sipas një njoftimi të Ministrisë, ministri ka shtuar se në kuadër të MSA-së procesi është duke ecur sipas dinamikës së paraparë ku aktualisht draft Marrëveshja është në procedurë të përkthimit në gjuhët zyrtare të BE-së – konkretisht, në dhjetor 2014, Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka ftuar Komisionin Evropian që të prezanton Këshillit për miratim draft MSA-në.

FIDANISHTJA

“MSA-ja është në proces të përkthimit në kuadër të shërbimeve të Komisionit Evropian. Ky proces pritet që të përfundon deri në pranverën e hershme të vitit 2015. Pas kësaj, MSA do të miratohet në takimin e rregullt të Kolegjit të Komisionit Evropian. Plani është që në verë të vitit 2015, Këshilli për Çështje të Përgjithshme të miraton MSA-në. Këshilli pastaj do të autorizon Përfaqësuesen e Jashtme për nënshkrim. Pas nënshkrimit, MSA do të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës dhe Parlamentin Evropian”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa sa i përket Liberalizimit të Vizave, përkundër faktit se kemi përmbushur shumicën e kritereve teknike qoftë në miratimin e kornizës ligjore dhe strategjike, pastaj në konsolidimin e mekanizmave institucional dhe arritjen e rezultateve tjera të prekshme në të gjitha blloqet e Udhërrëfyesit, jemi të vetëdijshëm se kanë mbetur edhe disa kritere/rekomandime të cilat duhet të adresohen nga institucionet përgjegjëse në javët dhe muajt e ardhshëm”, citohet të ketë thënë ministri Çollaku.

Po ashtu, ai ka informuar anëtarët e Komisionit Parlamentar lidhur me masat e ndërmarra nga ana e institucioneve të vendit për parandalimin e migrimit të parregullt, si dhe me aspekte tjera të koordinimit të agjendës evropiane si përafërmi dhe përkthimi e legjislacionit, koordinimi i asistencës në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit IPA, koordinimit të donatorëve, si dhe zbatimit të strategjisë për komunitetin R.A.E.

Gjatë takimit, anëtarët e Komisionit Parlamentar kanë parashtruar një sërë pyetjesh lidhur me agjendën Evropiane dhe aktivitetet e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Qeverisë për përmbushjen e detyrave që rrjedhin nga agjenda evropiane. /Telegrafi/