Zyrtare: Ladrovci fiton Drenasin

Në bazë të votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, është fitues i garës së balotazhit për Komunën e Drenasit, raporton portali Zeri.info.
Sipas KQZ-së, Lladrovci ka fituar mbi 62 % të votave, apo rreth 14.000 vota në këtë Komunë, përderisa Isa Xhemajlaj i NISMAS-s për Kosovën mbi 37 për qind, apo mbi 8000 vota.
Ramiz Lladrovci do të ketë më pak se një vit mandat për ta udhëhequr Komunën e Drenasit, përkatësisht deri në nëntor të vitit 2017, kur sipas orarit të rregullt zgjedhor do të mbahen zgjedhjet lokale në gjithë Kosovën. /Zeri/