Fundamenti

Zyrtare: Kryeziu lojtar i Zurichut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori nga Kosova, Hekuran Kryeziu është bërë me skuadër të re. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës ka ndërruar skuadër por jo edhe kampionat.

Pasi u largua nga Luzerni si futbollist i lirë, Kryeziu karrierën do ta vazhdoj tek gjiganti zviceran Zurich.

Fituesit e Kupës së Zvicrës, kanë fituar garën për të nënshkruar me Kryeziun me skuadrat e tjera zvicerane dhe evropiane.

Kryeziu ka nënshkruar kontratë me Zurichun deri në qershor të vitit 2021.

Mobi Casa

25-vjeçari ka qenë pjesë e Luzernit që nga viti 2004 duke kaluar nëpër të gjitha kategoritë.

Ai edicionin e kaluar në shumë ndeshje ka udhëhequr Luzernin edhe si kapiten i ekipit.

Me transferimin e Kryeziut, Zurichu bënë me shenj se vitin e ardhshëm pritet të jetë konkurrent për titullin e kampionit në Zvicër.

Skuadra bardh e kaltër në edicionin e ri do të luaj në Grupet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.