Mobi Casa

Zyrtare: Kosova me përzgjedhës të ri, Franco Foda merr drejtimin e Dardanëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas tre muajve pritje dhe shumë emrave të cilët janë diskutuar, Përfaqësuesja e Kosovës është bërë me trajner të ri.

Trajneri gjerman Franco Foda është emëruar zyrtarisht në krye të shtabit teknik të Dardanëve.

Në një konferencë për shtyp nga Federata e Futbollit të Kosovës, Foda është prezantuar para mediave si përzgjedhësi i ri i Dardanëve.

Hidromorava

57-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi për rreth pesë vite ka drejtuar Kombëtaren A të Austrisë, ku ka drejtuar në 48 ndeshje dhe ka një mesatare prej 1,81 pikëve.

Ai ka qenë në tre periudha të ndryshme trajner i skuadrës së madhe austriake Sturm Gra, derisa si trajner ka udhëhequr edhe skuadrën gjermane Kaiserslautern dhe atë zvicerane Zurich.

Foda është prezantuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në krye të Dardanëve trajnerit gjerman derisa trajneri gjerman ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

“Urime për trajnerin e ri. Uroj që siç është përputhur programi i tij me projektin tonë, të ketë edhe rezultate. Foda është trajneri i rezultateve. Ne këtë pjesë, duam rezultate sepse e kemi bërë zhvillimin tonë. Shpresojmë që Foda të jetë trajneri që do të ngelë në historinë e Kosovës, për ta kualifikuar në garat evropiane. Foda ka qenë në Kosovë para dy javësh. I ka parë kushtet dhe ka vendosur. Ka kontratë dyvjeçare. Në këto dy vjet, në këto garat e radhës, do të realizojmë programin e tij dhe kërkesat tona. Në futbollin tonë s’ka asgjë të sigurt, por ne po përpiqemi ta bëjmë punën sa më të mirë. Foda i ka duart e lira për të vendour, po vjen me ekipin e tij, nuk do të ketë asnjë ndërhyrje, por do ta ketë mbështetjen e Federatës”, ka thënë Ademi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.