Zyrtare, konfirmon Thaçi: Nesër në ora 10 nënshkruhet marrëveshja PDK-LDK
Kryeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me LDK’në dhe ka paralajmëruar se nesër në ora 10 do të bëhet zyrtarizimi i saj. Ai nuk ka treguar se kush do të jetë Kryeministër i ri i Kosovës.
Lexojeni të plotë njoftimin
Sot jemi takuar me kryetarin e LDK z. Isa Mustafa ku diskutuam për formalizimin e Marrëveshjes se koalicionit dhe u pajtuam se nënshkrimi i Marrëveshjes se koalicionit PDK-LDK të behet nesër ne ora 10 në Kuvendin e Republikës së Kosoves. Poashtu u pajtuam qe ndërtimi i institucioneve qendrore të bëhet menjëhere pas nënshkrimit te marreveshjes, po diten e hënë. HTH


