ARKATANA

Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Blerim Xhemailit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Menaxheri i mesfushorit shqiptar, Carlo Pallavicino, ka deklaruar që përfundimisht Blerim Xhemaili do të mbetet te Galatasaray

Në një prononcim për ‘Radio Kiss Kiss’, Pallavicino e ka quajtur të pamundur rikthimin e Xhemailit në Serie A.
“Blerim Xhemaili do të mbetet në Turqi. Klubi i Galatasaryt llogarit në të dhe qëndrimi i tij është i sigurt. Nuk ka kurrfarë gjasa që ai të kthehet në Itali”, ka deklaruar Pallavicino.

ARKATANA

Xhemaili është kërkuar me ngulm nga klubi i Fiorentinës.